Connect with us

Përmbytje, rrëshqitje dheu e rrufe, Instituti i Gjeoshkencave tregon ç’na pret nga e enjtja

Kuriozitete

Përmbytje, rrëshqitje dheu e rrufe, Instituti i Gjeoshkencave tregon ç’na pret nga e enjtja

Përmbytje, rrëshqitje dheu e rrufe, Instituti i Gjeoshkencave tregon ç’na pret nga e enjtja

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë sërish të dhëna mesditën e sotme, lidhur me ditët që pritet të sjellin përmbytje dhe rrëshqitje dherash, duke nisur që nga e enjtja.

IGJEUM thotë se përgjatë datave 30 nëntor dhe 2 dhjetor priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.

Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore Lezhë, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

Shenjat e alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelën që gjeni në galerinë e fotografive bashkëngjitur. Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Ka mundësi për përmbytje në basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së premte, 1 dhjetor.

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta.

Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së shtunë, 2 dhjetor. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet Fier dhe Vlorë përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së premte, 1 dhjetor.

Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël .

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Sot pasdite, e mërkurë, pritet që gradualisht reshjet të shtrihen në të gjithë territorin, më e dukshme gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së nesërme 30 nëntor. Paralelisht intensiteti i reshjeve do të pësojë rritje të vazhdueshme nga ora në orë, për të arritur nesër vlera të larta deri në 100mm/24orë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet do të shoqërohen me prani të lartë të rrufeve dhe ere të fortë.

Temperaturat/ Nesër, e enjte, 30 nëntor, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 °C / 17 °C

në vendet e ulta: 6 °C / 16 °C

në vendet malore: 4 °C / 11 °C.

Ndërsa sa i takon erës, sot pasdite pritet të fryjë mesatare, por nesër më 30 nëntor ajo do të forcohet ndjeshëm, për të arritur vlera mbi 70 km/orë në bregdet dhe në terrenet malore. /a.y/noa.al

Emergjencat Civile japin alarmin: Nga nesër priten përmbytje, zonat që rrezikojnë

Moti nis “goditjet”, Instituti i Gjeoshkencave thotë se priten përmbytje të mëdha

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top