Connect with us

U shpall fajtor për krimet e luftës, i akuzuari pi helm në gjykatë

Kuriozitete

U shpall fajtor për krimet e luftës, i akuzuari pi helm në gjykatë

U shpall fajtor për krimet e luftës, i akuzuari pi helm në gjykatë

Një seancë dëgjimore për krime lufte në Hagë është pezulluar pasi njëri nga të akuzuarit në momentin që dëgjoi vendimin e gjykatësit piu helm.

Ish-komandanti kroat i Bosnjës, 72 vjeçari Slobodan Praljak ka pirë helm në ambientet e gjykatës pasi mesa duket nuk e ka përballuar dot vendimin që e shpalli fajtor për krimet e luftës.

Ai ishte dënuar me 20 vite burg në vitin 2013 për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Teksa dëgjoi se dënimi i tij është përfundimtar, ai nxori një shishe dhe pasi e ktheu më në fund i tha gjyqtarit : "Kam pirë helm". Pas veprimit të Praljak, seanca u pezullua me urdhër të gjykatësit.

Slobodan Praljak është një nga 6 ish- udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës që kanë dalë në gjyq për gjykimin përfundimtar të apelit që do të dorëzohej nga Tribunali Jugosllav.

Sakaq BBC raporton se para se të uleshin në sallën e gjyqit, mes të akuzuarve është vërejtur një gjendje konfuzioni. Gjykatësi kërkoi që gota nga e cila kishte pirë Praljak të mbahej nga autoritetet. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top