Kuriozitete
Dekori në Shtëpinë e Bardhë për festat ideuar nga Melania është pak i frikshëm
Dekori në Shtëpinë e Bardhë për festat ideuar nga Melania është pak i frikshëm
Shtëpia e Bardhë ka ndezur dritat e Krishtlindjeve dhe një pjesë e dekorit është vërtet magjik. Zonja e Parë, Melania Trump ka dhënë idetë e saj për dekorin e Shtëpisë së Bardhë.
Si gjithmonë zgjedhjet e saj “ironizohen” nga një grup ndjekësish në rrjetet sociale. Ata madje kanë bërë edhe meme me dekorin e Shtëpisë së Bardhë.
Për hir të së vërtetës, një korridor në Shtëpinë e Bardhë ngjan i frikshëm më shumë sesa festiv. Ndjekësit në rrjetet sociale i kanë shkruar Melania-s që janë Krishtlindjet dhe jo Halloween-i.
Një ditë më parë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, njoftoi se dekorimi i Shtëpisë së Bardhë tashmë ka mbaruar. Melani ndau me ndjekësit e saj një video ku tregonte atmosferën e ngrohtë të festave të fundvitit.
Ajo shkruan se dekorimet u vendosën tashmë dhe se Shtëpia e Bardhë është e gatshme të festojë. Gjithashtu ajo shton dhe urimin për Krishtlindje të Gëzuara dhe një sezon të gëzuar pushimi. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.