Kuriozitete
“MBYLLE DERËN E LOKALIT SE DO RRIHEMI”, NGJARJA E PAZAKONTË HABIT POLICINË
"MBYLLE DERËN E LOKALIT SE DO RRIHEMI", NGJARJA E PAZAKONTË HABIT POLICINË
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur këtë të mërkurë në Kukës. Mësohet se tre persona pasi kanë mbyllur derën një lokali janë rrahur me grushte më njëri-tjetrin.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes,dy të rinjtë A.C. 23 vjeç dhe O.C. 24 vjeç kanë shkuar në lokalin në pronësi të H.C. 52 vjeç për të zgjidhur një konflikt pronësie që kishin mes tyre.
Pas debatit, ata kanë zgjedhur që konfliktin ta zgjidhin me vetëgjyqësi, duke mbyllur dyert e loklait dhe rrahur brenda mes tyre.
Banorët e zonës, kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë dhe ka shoqërar në komisariat autorët të cilët janë marrë në pyetje.
Materialet ndaj tyre janë referuar në Prokurori, ku pritetn hetime të mëtejshme. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.