Connect with us

“Po mbushim ca thasë me rërë”, dëshmia prekëse e fierakut që pret t’i përmbytet shtëpia

Kuriozitete

“Po mbushim ca thasë me rërë”, dëshmia prekëse e fierakut që pret t’i përmbytet shtëpia

"Po mbushim ca thasë me rërë", dëshmia prekëse e fierakut që pret t'i përmbytet shtëpia

Ashtu siç është paralajmëruar nga sinoptikanët dhe Emergjencat Civile në vend, kjo javë do të rikthejë situatën e rëndë të reshjeve të shumta të shiut, dhe për pasojë edhe fenomenin e përmbytjeve në disa qytete të vendit.

Një ndër to është edhe qytetit i Fierit, ku reshjet e shumta rrezikojnë të nxjerrin nga shtrati lumin Vjosa, duke bërë që shumë shtëpi të rrezikojnë përmbytjen.

Fshati Ferras është një prej fashtrave që edhe në të kaluarën kanë pësuar dëme serioze si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosë.

Për Top Channel, banorët e zonës thonë se asnjërit prej tyre, askush nga autoritetet nuk ju ka bërë ndonjë njoftim. Gjithçka ata e mësojnë prej lajmeve.

“Do të mbushim ca thasë me rërë, që t’i vendosim tek dera e shtëpisë, që të paktën të mos hyjë uji brenda. Thuhet që do të ketë përmbytje dhe ne po marrim masat. Po heqim plaçkat. Jemi përmbytur dhe qeveria nuk bën asgjë për ne”, thonë banorët.

Fshatrat e njësisë Levan dhe Frakull janë përmbytur sistematikisht gjatë gjithë këtyre viteve. E njëjta është situata edhe për banorët e fshatit Ferras në Fier. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top