Kuriozitete
Lajm i mirë për shumë emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe
Lajm i mirë për shumë emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe
Shumë emigrantë të paligjshëm nuk do largohen nga Anglia.
“Është e pamundur për të identifikuar, kapur e deportuar qindra mijëra emigrantë ilegalë që punojnë tregun e zi në Britani”, kështu ka deklaruar Lucy Moreton, drejtuesja e forcave të kufirit në Mbretërinë e Bashkuar.
Moreton pretendon se shkurtimet e bëra nga shërbimi kundër emigracionit të paligjshëm e ka lënë vendin të cenueshëm.
Por problemi akoma edhe më i madh sipas saj është kur të përfundojë procesi i largimit të Britanisë nga BE, pasi Mbretëria e Bashkuar nuk mund t’i kërkojë më Unionit masa të reja për të frenuar emigrantët e paligjshëm.
E përpara finalizimit të këtij procesi 300 punonjës të forcave të kufirit në Mbretërinë e Bashkuar do të largohen nga puna, por sipas ekspertëve britanikë mbi 3000 të tjerë nevojiten për t’iu përshtatur rregullave të reja pas Brexit, transmeton TCH.
Por një zëdhënës i qeverisë ka deklaruar se situata ndaj emigrantëve duhet gjykuar në bazë të rezultateve dhe jo për numrin e punonjësve, shkruan “Daily Mail”.
Pak ditë më parë, “Daily Mail” publikoi një lajm se si të rinjtë shqiptarë kalonin fshehur kufirin për në Britani duke e ilustruar me foto të publikuara nga vetë të rinjtë në rrjetet sociale.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.