Kuriozitete
Emeli Sande elektrizon Tiranën, qindra qytetarë festojnë në shesh “Natën e bardhë”
Emeli Sande elektrizon Tiranën, qindra qytetarë festojnë në shesh "Natën e bardhë"
Ashtu siç është bërë tashmë traditë, edhe këtë vit qindra qytetarë kanë dalë në sheshin “Skënderbej”, për të festuar Natën e Bardhë. Koncerti i njoftuar më herët nga Bashkia e Tiranës, nën moderimin e Dojna Memës, u hap fillimisht nga artistët Alban Ramosaj dhe Kamela Islamaj.
Dhe më pas atmosfera është elektrizuar me performancën e këngëtares me famë botërore, Emeli Sande.
Artistja skoceze ndezi Tiranën në tingujt e këngëve të tilla si “My kind of Love” “Hurts”, “Read all about it”, duke dhuruar një spektakël të vërtetë për të gjithë ata që po e ndjekin live nga sheshi. (e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.