Kuriozitete
“Priten tërmete të fuqishëm në Shqipëri”, Ekspertët: 18 vetëm gjatë javës
"Priten tërmete të fuqishëm në Shqipëri", Ekspertët: 18 vetëm gjatë javës
Lëkundjet e tokës në Kukës e Korçë ishin të fundit e një serie minitërmetesh që u ndjenë këtë javë në disa zona të vendit. Por nuk duket të jenë të fundit!
Paralajmërimi vjen nga sizmiologët në vendin tonë të cilët theksojnë se vetëm në javën e fundit, janë regjistruar plot 18 raste të lëkundjeve të tokës, ku zona më e prekur duket të jetë Korça.
“Në zonën e Kukësit kanë qenë dy tërmete të ndarë nga njëri – tjetri në hapësirë, por në kohë kanë qenë të ndarë nga njëri tjetri me magnitudë 2.4 dhe 2.7. Brenda javës së fundit kemi mbi 18 tërmete të regjistrua, kryesisht kalojnë intervalin e magnitudave 3 të shkallës rihter." thotë për TV Klan sizmiologu Edmond Dushi.
Ekspertët e argumentojnë këtë me faktin se pas një periudhe të qetë, ka patur riaktivizim të lëvizjeve tektonike.
Për këtë arsye, sizmiologët nuk përjashtojnë mundësinë e tërmeteve edhe më të fuqishme.
“Në raste të caktuara ndodhja e aktivitetit sporadik, mikrotërmetor bën të mundur që në zona të caktuara të kemi ndryshime në energjisë sizmike dhe kjo e relakson zonën. Por mikrotërmetet mund të jenë dhe gjurmues ose parashikues të ngjarjeve të pritshme” përfundon Dushi.
Edhe mëngjesin e kësaj të mërkure, Shqipëria u zgjua nga dy tërmete të lehtë që goditën Kukësin dhe Korçën, por fatmirësisht pa dëme. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.