Kuriozitete
Atentati me eksploziv, prindërit e të plagosurit: Dyshimet tona janë në Vlorë
Atentati me eksploziv, prindërit e të plagosurit: Dyshimet tona janë në Vlorë
Familjarët e Inez Hajrullës kanë mohuar lidhjen e mundshme të atentatit të djalit të tyre me dy vrasjet e të afërmve të tyre, njëri në Vlorë e tjetri në Durrës. Për shkak se i plagosuri ndodhet i shtruar në Tiranë, edhe familjarët i kanë qëndruar te koka gjatë këtyre ditëve. Për rrjedhojë, grupi i hetimit që po merret me dokumentimin e kësaj ngjarjeje, ka udhëtuar nga Vlora në Tiranë për t’i marrë ata në pyetje.
Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ata nuk kanë dhënë ndonjë dyshim konkret në lidhje me ngjarjen e rëndë. Por, paraprakisht, kanë mohuar një lidhje të mundshme të shpërthimit të ndodhur më 27 nëntor, me atë të dy vrasjeve të ndodhura në Lungomare dhe Durrës.
Bëhet fjalë për vrasjen e kushëririt të tyre, Renato Omeri, të cilit iu bë atentat në zonën e Lungomares, më datë 31 korrik të vitit 2017, teksa ndodhej në një nga lokalet e zonës. Gjithashtu 25-vjeçari rezulton se është djali i dajës së Endri Çaushit, i vrarë para dy vitesh në qytetin e Durrësit.
“Djali lëvizte lirshëm në Vlorë, Durrës dhe çdo qytet tjetër. Me familjen e Renato Omerit, që u vra në korrik në Lungomare, nuk flisnim prej kohësh. Dyshimet tona janë në Vlorë, por nuk mund të themi ende konkretisht për çfarë. E hedhim poshtë se shpërthimi ka lidhje me dy ngjarjet e tjera, vrasjen e Renato Omerit dhe të Endri Çaushajt para dy vitesh në Durrës”, janë shprehur për hetimorët familjarët e 25- vjeçarit Inez Hajrulla, shkruan ‘panorama’. Ky i fundit ndodhet ende në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.
Sipas të dhënave, ai ende nuk është në gjendje të flasë dhe të japë shpjegime për krimin që i ndodhi, si dhe dyshimet, apo konflikte të mundshme që ai ka pasur. Ai humbi njërën prej gjymtyrëve dhe sipas të dhënave rrezikon edhe këmbën tjetër.
Shënjestra e krimit, Inez Hajrulla, ishte në drejtim të mjetit pranë lagjes “Hajro Çakërri” kur ndodhi ngjarja. Sipas të dhënave nga grupi i ekspertëve në vendin e ngjarjes, sasia e lëndës ka qenë 300 gramë tritol. Mjeti ka qenë në ecje, ndërsa nga forca e shpërthimit
fuoristrada ka lëvizur më shumë se 70 metra nga vendi duke goditur një tjetër mjet tip “Fiat”, i cili ishte i parkuar në zonë.
Ngjarja ka ndodhur më 27 nëntor, rreth orës 10:15, pranë institucionit të ISKSH-së. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të tjerë të dëmtuar. Sipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur pas vendosjes së eksplozivit me telekomandë, ndërsa autorët kanë
ndjekur të gjithë lëvizjen e drejtuesit 25-vjeçar, deri në momentin kur ndodhi krimi.
Atentati me eksploziv në Vlorë, familjarët e të riut flasin për lidhjet me kushërinjtë e ekzekutuar
Atentati me eksploziv në Vlorë, të riut të gjymtuar i janë vrarë dy kushërinj
Iu vendos eksploziv në makinë, policia arreston të riun e gjymtuar. Ç’iu gjet në makinë
Atentati me eksploziv në Vlorë, djalit të biznesmenit i presin këmbën
Makinës në Vlorë iu vu eksploziv, i plagosuri me precedentë të theksuar kriminal
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.