Kuriozitete
GRABITI SUPERMARKETIN NËN KËRCËNIMIN E THIKËS, FORCA TË SHUMTA POLICIE RRETHOJNË BANESËN DHE E KAPIN
GRABITI SUPERMARKETIN NËN KËRCËNIMIN E THIKËS, FORCA TË SHUMTA POLICIE RRETHOJNË BANESËN DHE E KAPIN
Forca të shumta policie rrethuan banesën e autorit të dyshuar, i cili akuzohet se katër
ditë më parë nën kërcënimin e thikës grabiti një supermarket në Vlorë.
Policia e Vlorës ka vijuar intensivisht kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit i cili katër ditë më parë grabiti nën kërcënimin e thikës një supermarket në lagjen “Hajro Çakërri”.
Nga hetimet intensive dhe këqyrja e kamerave të supermarketit dhe bizneseve aty pranë është bërë i mundur identifikimi dhe më pas lokalizimi e kapja prej Policisë Vlorë në bashkëpunim me grupin e FNSH-së, i Pjetro (Marian) Mecaj, 22 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen “10 Korriku”, këtë të mërkurë, i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet që ka përdorur për grabitjen e dyshuar.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën tre thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.
Gjithashtu i është gjetur dhe sekuestruar e fshehur në lavastoviljen për larjen e enëve 5.74 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, në gjendje të thatë të paketuar.
Po ashtu janë gjetur dy fidanë kanabis të kultivuara në vazo lulesh, dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, ndërkohë që vijojnë hetimet e mëtejshme, për të zbuluar raste të tjera ku mund të jetë përfshirë. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.