Kuriozitete
Trafiku i drogës nga Shqipëria e Hollanda drejt Italisë, emrat e shqiptarëve të arrestuar
Trafiku i drogës nga Shqipëria e Hollanda drejt Italisë, emrat e shqiptarëve të arrestuar
Zbulohet identiteti i shqiptarëve të arrestuar në Brescia të Italisë, gjatë një operacioni për shkatërrimin e një grupi trafikantësh, të cilët trafikojnë marijuanë nga Shqipëria dhe kokainë nga Hollanda.
Në krye të organizatës dyshohet se qëndronte 38-vjeçari shqiptar Neroid Shuhani, i cili bashkëpunonte me 51-vjeçarin italian nga Brescia, Daniela Boniotti.
Pjesë e këtij grupi kriminal janë edhe shqiptarë të tjerë, ndër të cilët janë identifikuar Luan Shuhani vëllai i Neroidit dhe Robert Kasemi i cili është nipi i tij.
Gjatë operacionit të zhvilluar dy ditë më parë u sekuestrua mbi 2 ton marijuanë dhe një sasi prej disa kilogramësh kokainë.
Autoritetet italiane janë duke vijuar hetimet për të zbuluar më shumë mbi aktivitetin dhe bashkëpunëtorët e tyre. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.