Kuriozitete
Shkodër, konflikti përfundon me të shtëna me armë zjarri
Shkodër, konflikti përfundon me të shtëna me armë zjarri
Një konflikt i nisur mes dy personave ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja është shënuar paraditen e sotme, në orën 09:25 në vendin e quajtur “Palma” në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku ka patur të shtëna me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë konstatuar se shtetasi R. B., banues në lagjen “Partizani”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G. S., 17 vjeç banues në lagje Partizani “pasi” kanë patur një konflikt të mëparshëm.
Nga të shtënat me armë nuk ka persona të dëmtuar, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor aktualisht vijon hetimet, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.