Kuriozitete
Berisha: Rama u dorëzua para Saimir Tahirit, detyroi deputetët të pengojnë drejtësinë
Berisha: Rama u dorëzua para Saimir Tahirit, detyroi deputetët të pengojnë drejtësinë
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit i ka hedhur akuza të tjera ndaj Edi Ramës, qeverisë, Saimir Tahirit dhe deputetëve të PS-së.
Sipas Berishës, këta të fundit me urdhër të Edi Ramës vendosën të pengojnë drejtësinë për ish-ministrin Saimir Tahiri.
“Rama për shkak të hipotekës e dosjeve të tij të rënda u dorëzua para Tahirit. Mediat më serioze ndërkombëtare po denoncojnë narkoshtetin e Edi Ramës, i dyti i këtij lloji pas Noriegës 30 vite më parë.
Opozita bëri shumë për të ndaluar narkoshtetin, por arkitekti Edi Rama arriti që në Shqipëri të mbillen 219 mijë ha kanabis, sipas të dhënave italiane. Prokuroria e Antimafias faktoi se Ministri i Brendshëm ishte promotor kryesor i trafikut të drogës.
Dosja nuk citoi Edi Ramën, por Edi Ramën e denoncoi Edi Rama. Për shkak të dosjeve të tij të rënda u dorëzua para Saimir Tahirit dhe i detyroi deputetët e PS-së të pengojnë drejtësinë”, – u shpreh Berisha.
Më tej Berisha theksoi se lajmet nga Greqia bëjnë me dije se në krye nuk është Tahiri por sipas ish-kryeministrit dhe njerëz të afërt të Edi Ramës.
“Ata e thonë indirekt vetë Edi Rama. Kush janë njerëzit më të afërt të Edi Ramës?! Gramoz Ruçi. Nuk kam të dhëna se djegia e kullës së Qerem Bracit ka lidhje me Habilajt apo Balilin nuk e them dot. I dyti është Don Agacio, kumbara që lidh ndragetën me qeverinë. Por në këtë rast nuk kam të dhëna. I treti është Olsi Rama.
Rrethi i kuq po i ngushtohet Noriegës çdo ditë e më shumë. Dosja e Xibrakës i qëndron si shpata e Demokleut mbi qafën e tij. Është koha e fundit të arsyetoni. Sa i takon ligjit keni vjedhur 4 vjet 15 mijë ha tokë, do vidhni dhe 15 ha të tjera, vazhdoni e grabisni tokat e shqiptarëve”, – tha Berisha./b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.