Connect with us

Ish-deputetja e PD, letër Metës dhe ambasadorit Lu: Po më godasin, s’po më marrin në punë

Kuriozitete

Ish-deputetja e PD, letër Metës dhe ambasadorit Lu: Po më godasin, s’po më marrin në punë

Ish-deputetja e PD, letër Metës dhe ambasadorit Lu: Po më godasin, s’po më marrin në punë

Në zgjedhjet e 25 qershorit ajo u la jashtë listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike dhe në vijim nuk munguan qëndrimet kritike ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Por ish-deputetja demokrate Arbjola Halimi, nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, zbulon një letër që i ka dërguar Presidentit Ilir Meta dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Në letër ajo ankohet se po e pengojnë për t’u rikthyer në punë si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, ku për vite me radhë ka punuar.

Halimi shkruan se “Dy muaj me radhë, pas tre kërkesash të protokolluara, nuk pajisesha me vërtetim se kam qenë në punë në këtë Universitet. Madje, pas kërkesës së parë mora një vërtetim me të dhëna të rreme vetëm e vetëm për të më goditur. Kjo sigurisht për të penguar plotësisht çdo aplikim të mundshëm në çdo universitet tjetër. Ministria përgjegjëse refuzoi të më takojë dhe më vonoi gati 20 ditë ankimin ku sigurisht harroi se ka për detyrë të kontrollojë zbatueshmërinë ligjore (le të shoh ligjin ministria) të Universiteteve dhe se fjala autonom nuk përdoret kur të leverdis. Asnjë titullar nuk është Zot mbi tokë. Kujtoj se gjatë mandatit kam qenë një nga kritikueset kryesore të ligjit për arsimin e larte dhe nuk e di nëse sulmohem edhe për këtë qëllim…”

Letra e plotë e ish-deputetes Halimi

Leter e hapur,

Drejtuar:

Presidentit te Republikes, Z. Ilir Meta (ne cilesine e institucionit qe dekreton titullarin ne fjale)

Ambasadorit Amerikan, Z. Donald Lu (ne cilesine e institucionit qe ndjek me interes te vecante zhvillimet ne kete vend).

Shenim: Kjo nuk eshte nje kuje per nje hall personal pasi per kete i jam drejtuar gjykates, por nje kuje per nje hall te madh social.

Elbasani, Bandat, Une dhe Lufta Politike.

I nderuar President i Republikes, I nderuar Z. Ambasador i SHBA, pas mbarimit te mandatit tim si Deputete e Qarkur te Elbasanit, ne shtator te ketij viti une ju drejtova me nje shkrese (sikurse te gjithe koleget e mi te rikthyer tashme) Rektorit te Universitetit te Elbasanit, per rikthim ne vendin tim te meparshem te punes. Theksoj se kjo kerkese mbeshtetej thellesisht ne ligj (ligji per statusin e deputetit).

Jo vetem qe nuk u riktheva por:

Se pari mora nje pergjigje te shtremberuar e te pambeshtetur ligjerisht se nuk mund te rikthehem

Dy muaj me radhe, pas tre kerkesash te protokolluara, nuk pajisesha me vertetim se kam qene ne pune ne kete Universitet. Madje, pas kerkeses se pare mora nje vertetim me te dhena te rreme vetem e vetem per te me goditur. Kjo sigurisht per te penguar plotesisht cdo aplikim te mundshem ne cdo universitet tjeter

Ministria pergjegjese refuzoi te me takoje dhe me vonoi gati 20 dite ankimin ku sigurisht harroi se ka per detyre te kontrolloje zbatueshmerine ligjore (le te shoh ligjin ministria) te Universiteteve dhe se fjala autonom nuk perdoret kur te leverdis. Asnje titullar nuk eshte Zot mbi toke. Kujtoj se gjate mandatit kam qene nje nga kritikueset kryesore te ligjit per arsimin e larte dhe nuk e di nese sulmohem edhe per kete qellim.

Ne te gjithe kete histori une e kam te pamundur te besoj se eshte thjesht nje afere e nje vendi pune dhe se goditja ndaj meje eshte thellesisht politike.

Per me konkretisht, Pseudo Rektori aktual ( i zgjedhur pa kandidate perballe) rastis te jete nga Peqini. Une me “Peqinin” i kam pasur ca halle pasi kandidonim ne te njejten zone dhe vijme nga i njejti komunitet. Se dyti, ne zgjedhjet e 25 qeshorit binomi PS-PDIU u be i pandashem. Se treti, juristja aktuale ne UE eshte ish juristja e Qazim Sejdinit, me lidhje edhe sot ndersa ai i financon qendren qe ajo ka ngritur per femije. E mesuar gjithashtu me qelite. Se katerti, theksoj se nuk kam pasur kurre nje konflikt personal me titullarin ne fjale. Nuk kam dyshimin as me te vogel se gjitha kjo eshte nje Bande e Organizuar Kriminale e Politike. Per ta argumentuar: Ku e gjen guximin nje Rektor te shkele ligjin nese nuk ka mbeshtetje nga lart? Ku e gjen motivimin po ashtu? Cili eshte ai Universitet qe refuzon te ktheje ne pune nje ish deputet kur te gjithe vendosen ne gare ti mbajne? Rast unik i padegjuar dhe ndodh ne Elbasan.

I nderuar President i Republikes, I nderuar Ambasador, pyetja qe kam une eshte se a eshte normal nje shtet i tille? A jemi duke bere perparime Z. Ambasador? Kur nje ish deputet trajtohet ne kete menyre cfare ndodh me njeriun e thjeshte? Ate te thjeshtin fare, qe nuk e njeh askush e nuk njeh askend. A mjafton ligji per ti luftuar bandat qeverisese?

I nderuar Z. Ambasador duke besuar ende por fare pak se drejtesia mund te kulmoje dhe se ende mund te kete shprese ne kete vend, shpresoj qe ajo Reforma ne Drejtesi qe votova me doren time te jete vertete e tille. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top