Kuriozitete
Aktori i humorit fjalë gjithë ndjenjë për të shoqen
Aktori i humorit fjalë gjithë ndjenjë për të shoqen
Ai është një prej aktorëve më të dashur të humorit në Shqipëri, prej disa muajsh i larguar nga “Portokalli”.
Por aktori i humorit Erion Isai, përveç angazhimeve në “Kënga Magjike” dhe projekteve të tij të reja, nuk e lë asnjëherë pas dore familjen e tij.
Ditën e djeshme bashkëshortja e tij ka festuar ditëlindjen dhe ai ka zgjedhur fjalë nga më të bukurat për t’ia dedikuar.
Duke publikuar një fotografi të saj në Instagram, ai i shkruan në emër të tij dhe të bijës ku i tregon se sa shumë e duan.
“Nuk më duhet një ditë e shënuar të ta them se të dua, por nuk më mjaftojnë as 36 shkronja të ta shpreh si të dua. Vërtet e ngatërroj vitin tënd të lindjes ‘90 apo ‘92 (dhe tani s’jam i sigurt cili është). Por ti je e vogla në përkëdhelje dhe e madhja në fuqinë e familjes tone. Thjesht të duam. ❤ Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shkruan Erioni. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.