Connect with us

Përfundon në spital me fytyrë të shpërfytyruar, burri e dhunonte për çdo “like” në Facebook

Kuriozitete

Përfundon në spital me fytyrë të shpërfytyruar, burri e dhunonte për çdo “like” në Facebook

Përfundon në spital me fytyrë të shpërfytyruar, burri e dhunonte për çdo “like” në Facebook

Një grua nga Paraguai është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni për rregullimin e fytyrës, pasi burri i saj xheloz e godiste atë çdo herë që dikush “i pëlqente” fotot e saj në rrjetin social Facebook.

Adolfina Camelli Ortigoza, 21 vjeç, ishte mbajtur kundër vullnetit të saj në shtëpinë e çiftit dhe i ishte nënshtruar rrahjeve të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj 32-vjeçar, thonë policia.

Kur policia më në fund u alarmua, Ortigoza ishte keqtrajtuar aq shumë saqë trupi i saj dhe fytyra ishin shpërfytyruar dhe kërkonin me patjetër që e reja t’i nënshtrohej një operacioni kirurgjik.

Horrifying: Ms Ortigoza's facial injuries from the abuse were so extensive that she has needed reconstructive surgery

Bashkëshorti është arrestuar me akuzën e dhunës në familje dhe të rrëmbimit. 32-vjeçari Pedro Heriberto Galeano, e rrihte gruan çdo herë që nga një miqtë e saj në “Facebook” “reagonte” për foton e postuar. Kohët e fundit, agresori kishte vendosur të merrte kontrollin e profilit të saj.

Megjithatë, për të mos fshirë postimet, Galeano vazhdonte të publikonte foto të gruas dhe për çdo “like” të ri, e dhunonte dhe e godiste.

“Kontrollonte gjithçka: mesazhet, fotot dhe e akuzonte se kishte një lidhje me çdo mashkull që i bënte ‘like’ në “Facebook’”, ka deklaruar për britaniken “Daily Mail”, avokati i Ortigozës, Arnaldo Martinez.

Evil: Galeano later took control of her Facebook page, where he would post pictures of her, and continued to punch and kick her for every 'like' the posts received

Ai që ka kuptuar dhunën dhe ka njoftuar policinë, ka qenë babai i djalit. Ortigoza, thonë hetuesit, ka rrezikuar edhe jetën. E kanë shpëtuar në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale me urgjencë.

Kockën e hundës e kishte të thyer dhe buzët të gjakosura. E reja nuk i kishte humbur dhëmbët, vetëm sepse i shoqi i vendoste në gojë një protezë mbrojtëse që të mos ulërinte gjatë dhunës së përditshme barbare.

Vajza e re iu nënshtrua operacioneve të rindërtimit të hundës dhe buzëve, ndërsa Galeano u kap dhe u akuzua për dhunë në familje dhe privim nga liria, krime që bartin një dënim maksimal prej 30 vitesh burg. /b.l/noa.al/

Shocking: The young woman was found covered in bruises after constant beatings

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top