Kuriozitete
Zjarr në Gjykatën e Shkodrës, flakë të mëdha në katin e dytë
Zjarr në Gjykatën e Shkodrës, flakë të mëdha në katin e dytë
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mesditën e sotme në Gjykatën e shkallës së parë të Shkodrës.
Mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të ndërtesës, duke u përhapur me shpejtësi të madhe.
Nga të dhënat paraprake nuk flitet për të lënduar në njerëz, por vetëm për dëme materiale.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse.
Aktualisht policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.