Kuriozitete
Basha replikon me Ramën: Peshqit janë kapur, po pritet peshkarexha në breg
Basha replikon me Ramën: Peshqit janë kapur, po pritet peshkarexha në breg
Kuvendi është duke zhvilluar punimet e kësaj të enjte, por debatet mes Bashës dhe kryeministrit Rama janë acaruar së tepërmi.
Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se FBI ka mbërritur në vend dhe tashmë pritet që të kapen peshqit dhe të vendosen në zgarë.
Në përgjigje të tij, kreu i opozitës Basha tha se Rama nuk u përgjigjet pyetjeve themelore, që kanë lidhje me situatën e krimit në vend.
“Pse qirresh këtu një orë dhe bërtet si adoleshent dhe nuk flet për të vërtetat themelore. Pi ujë, qetësohu, ruaj fytin. Si mundet një kryeministër i dalë këtu që çdo dy fjalë të thotë një gënjeshtër dhe të mos kthejë përgjigje për pyetjet themelore.
Pse përdor fjalorin e horrit sa herë je në vështirësi. Shiko si e katandise grupin tënd parlamentar me gjysmën e njerëzve të dalë nga burgu. Ti flet këtu që peshqit do vijnë në zgarë. Ta tha dikush që peshqit janë kapur, po presin që të dalë peshkarexha në breg”, tha Basha.
Ndërsa lidhur me akuzat ndaj biznesit se po pastron parat, kryetari i PD Basha, në replikë me kryeministrin deklaroi se nëse ata biznesmenë do pastrojnë para do të duhet të gjejnë avokat të mirë dhe jo vetëm ata, por kushdo që shkel ligjin.
“Nuk fshsihesh dot as pas biznesmenëve, as pas Habilajve, Balilajve, se je kryeministër. Ti na kujton atë të Abraham Lincoln, që pasi varu nënë e baba shkoi e i tha gjykatës “i kam vrarë, por ama mëshirë se jam jetim”. Ti e di se kriminelët e pasuruar me qindra miliona euro sot përbëjnë rrezik për vendin. Këta ua vënë pistoletën në kokë biznesmenëve të ndershëm.
PD e futi Shqipërinë në NATO, bëri të mundur që çdo shqiptarë të vizitojë vendet e Shengen me një pasaportë. Ti nuk sheh që dy herë sa ishin në restorant kanë ikur nga Shqipëria jote. Shqiptarët po presin me padurim që koha jote të mbatrojë. Jemi vendi i fundit për nivelin e pagave, ta tha dje FMN, i lexon këto? Ti i di këto fare mirë, jo se je lexues i mirë, por sepse je fajtori i këtyre bëmave. Nuk është problemi opozita dhe kryetari isaj. Sa herë Rama del këtu dhe mundohet t'iu bëjë për të qeshur, në fakt është për të qarë, kujtojeni këtë", tha Basha.
Më herët, Basha i kujtoi kryeministrit se një kompani që qeveria i ka dhënë koncesionin e djegies së plehrave në Fier mori 4.8 milionë euro pa bërë asgjë.
“Pak javë më parë, Edi Rama i mohoi botërisht fëmijët e Bulqizës që rropaten duke mbledhur krom, duke i vulosur fatin për sa kohë ky mban çelësat e qeverisjes. Fati i keq i përndoqi këta fëmijë edhe ne shkolla. 70 nxënës u helmuan nga tymi i kaldajës, i montuar keq. Por askush nuk ka kërkuar falje. Po këto ditë, një kompani që qeveria i ka dhënë koncesionin e djegies së plehrave në Fier mori 4.8 milionë euro pa bërë asgjë.
Si ka mundësi që një qeveri, ti japi 4.8 mln euro një kompanie që nuk ka bërë asgjë dhe të mos mendojë për fëmijët që rropaten për bukën e gojës. Pas kësaj kompanie qëndrojnë Ahmetaj dhe Edi Rama. Palmat e thara, 8 milionë euro do të mjaftonin për një rrogë minimale për çdo familje të Bulqizës. Po rata vazhdojnë të rropaten dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Këtë mund ta bëjë vetëm një kryeministër që i ka vënë shkelmin qytetarëve të vendit të vetë”, u shpreh Basha. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.