Connect with us

Moti i keq, ministrja Xhaçka ka një thirrje për shqiptarët dhe tregon masat e marra

Kuriozitete

Moti i keq, ministrja Xhaçka ka një thirrje për shqiptarët dhe tregon masat e marra

Moti i keq, ministrja Xhaçka ka një thirrje për shqiptarët dhe tregon masat e marra

Përkeqësimi i kushteve të motit dhe paralajmërimi për përmbytje, ka bërë që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka të dalë në një deklaratë për mediat.

Ajo tha se iu është bërë kërkesë gjithë institucioneve vendore që të marrin masat për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq, në rast përmbytjesh.

“Tre ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, tanimë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, përmes një shkrese zyrtare ka porositur në mënyrë të veçantë, të gjithë prefektët e qarqeve, drejtuesit e bashkive, drejtuesit e institucioneve qendrore rajonale dhe vendore, për marrjen e masave urgjente për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit”, u shpreh ministrja.

Xhaçka tha se vijon komunikimi i vazhdueshëm me pushtetin vendor, me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave për sigurimin e ujësjellësave dhe rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm, për problemet që mund të shkaktohen nga përmbytjet; kontrollin e argjinaturave të lumenjve në bashkëpunim me Drejtoritë e bordeve të kullimit dhe subjektet kontraktore shfrytëzuese të inerteve të lumenjve; monitorimin e akseve rrugore dhe mbajtja hapur e tyre për qarkullimin normal të mjeteve.

Sipas saj, pushtetit vendor i është kërkuar sigurimi i bashkëpunimit me OSHEE për mirëmbajtjen e linjave të furnizimit me energji elektrike të komunitetit dhe në mënyrë të veçantë të furnizimit të hidrovorëve, ujësjellësave të qyteteve dhe fshatrave.

Në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, ajo u bëri një apel të gjithë qytetarëve, veçanërisht në zonat të prekura nga reshjet, që të ndjekin udhëzimet që po jepen, dhe do të vazhdojnë t’i jepen nga zyrat e emergjencave civile, pranë prefekturave dhe bashkive përkatëse.

Në këtë linjë tha se parandalimi i pasojave dhe siguria e jetës së çdo qytetari është detyrë parësore për të gjithë përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe për çdo efektiv të Forcave të Armatosura.

“I drejtohem çdo qytetari, që të bashkëpunojë e të respektojë udhëzimet e strukturave përkatëse për të kapërcyer vështirësitë e për të përballuar çdo situatë, që, sipas parashikimeve mund të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim. Efektivët e Forcave të Armatosura janë në krye të detyrës dhe do të vazhdojnë të jenë të pranishëm pranë komunitetit, siç kanë bërë deri më sot, për t’i ndihmuar në rastet e ndërhyrjeve të mundshme”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top