Kuriozitete
Moti i keq, Ministria e Arsimit ndërpret mësimin në shkolla
Moti i keq, Ministria e Arsimit ndërpret mësimin në shkolla
Ditën e nesërme (e premte 1 dhjetor), në të gjitha shkollat do të ndërpritet mësimi. Njoftimi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit, e cila thekson se shkak për këtë vendim është bërë moti i keq dhe reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin.
Sipas Ministrisë, mësimdhënia do të ndërpritet vetëm për ditën e nesërme, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar.
"Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e rreshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar. Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër." thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Reshjet e dendura të shiut dhe borës në të gjithë vendin, kanë rikthyer edhe një herë problematikën e përmbytjeve. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.