Kuriozitete
Pezullohet mësimi në Gjirokastër nga moti i keq, në Pukë shembet çatia e shkollës dhe spitalit
Pezullohet mësimi në Gjirokastër nga moti i keq, në Pukë shembet çatia e shkollës dhe spitalit
Reshjet e shiut të paralajmëruara që kanë përfshirë Shqipërinë dhe moti i keq duket se kanë shkaktuar edhe problemet e para duke sjellë edhe probleme në shumë zona.
Përveç bllokimit të disa rrugëve, moti i keq ka bërë që të pezullohet edhe mësimi në disa rrethe. Në Gjirokastër, Drejtoria Arsimore Rajonale ka pezulluar mësimin për ditën e nesërme më 1 dhjetor.
"Për shkak të kushteve të rënduara të motit mësimi i ditës së nesërme datë 1 dhjetor do të realizohet në një ditë të shtune. Lutem shpërndani njoftimin në mënyrë që të arrihet lajmërimi i të gjithë nxënësve", ka njoftuar DAR Gjirokastër.
Ndërkohë në Pukë për shkak të reshjeve është shembur çatia e spitalit dhe është dëmtuar çatia e shkollës.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa autoritete vendore po punojnë për rregullimin e ambienteve.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.