Kuriozitete
Dorëheqja e biznesmenit Bujar Muça, ja emri më i ri që hyn në Kuvend
Dorëheqja e biznesmenit Bujar Muça, ja emri më i ri që hyn në Kuvend
Pas dorëheqjes së biznesmenit Bujar Muça si deputet i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Elbasan, kjo parti ka gati emrin e ri që e zëvendëson.
Elena Josif Xhina do të jetë deputetja më e re e Parlamentit shqiptar.
Ajo ishte e treta në listën me 14 emra të kandidatëve të PDIU në Elbasan, ku dy të parët ishin fitues, Aqif Rakipi dhe Bujar Muça, ku ky i fundit dha sot dorëheqjen.
Deputeti Muça e ka paraqitur dorëheqjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e më pas KQZ ia dorëzon Kuvendit.
Më pas Kuvendi e miraton dhe ia kthen KQZ-së, e cila shpall vakancën dhe merr personin pasardhës në listë, i cili shkon në Kuvend dhe bën betimin.
Elena Xhina, merr vendin e Muçës.
Xhina aktualisht është nënkryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan. Nëse Xhina pranon mandatin, ajo do të ulet për herë të parë në Parlament. /noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.