Kuriozitete
Goditet rëndë mafia e “Cosa Nostrës”, arrestohen 36 trafikantë droge, mes tyre edhe një fëmijë
Goditet rëndë mafia e “Cosa Nostrës”, arrestohen 36 trafikantë droge, mes tyre edhe një fëmijë
36 persona, pjesë e organizatës mafioze ‘Cosa Nostra’, kanë rënë në prangat e policisë.
Operacioni blic u zhvillua në lagjen Librino të Katanias, ndërsa në aksion morën pjesë mbi 200 karabinierë.
Ajo që është më e rëndë në gjithë këtë histori, lidhet me faktin se pjesë e trafikut të drogës ishte edhe një fëmijë 6-vjeçar.
I vogli përdorej në fazën e shpërndarjes së drogës.
Mediat e vendit fqinj kanë shkruar se Librino, jo pa qëllim njihet ndyshe edhe si ‘supermarketi’ më fitimprurës i dorgës.
Në krye të grupit ishte Gabriele Strazzeri, njeri i besuar i bosit Saro U Rossu.
Karabinierët kanë regjistruar deri në 200 dërgesa në ditë, ndërsa menaxhimi i ‘supermarketit’ të drogës është testuar tashmë edhe në sheshe të tjera të shpërndarjes.
“Nga një bisedë del se si një person mund të donte të niste një jetë tjetër pas burgut, por dikush e paralajmëroi atë se kjo ishte e pamundur, sepse ai nuk do të merrte më pagën”, shpjegoi prokurori Roço Liguori gjatë një deklarate për mediat.
Karabinierët kanë arritur të përcaktojnë edhe rrogat, 100 euro në ditë për shpërndarësit, nga 50 deri në 70 për vëzhguesit, që operonin në gjithë zonën përreth.
Për sa i përket kanaleve të furnizimit, një nga të penduarit, konkretisht Angelo Bombace, ka treguar se të paktën deri në 2015 ishin Nizzat që furnizonin me kokainë sheshin e shpërndarjes.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.