Kuriozitete
Përmbytjet përplasin Ramën me Bashën në Kuvend: Zoti Lulzim e dinim
Përmbytjet përplasin Ramën me Bashën në Kuvend: Zoti Lulzim e dinim
Përmbytjet që kanë përfshirë vendin kanë përplasur mes tyre këtë të enjte në sallën e Kuvendit, edhe Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha.
Ka qenë ky i fundit, që në lumin e replikave që bënë mes tyre në sallë, ka kërkuar nga qeveria që të marrë masat dhe të garantojë jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë, që mund të preken nga përmbytjet.
“Kemi përmbytje dhe rrethimin e banesave nga uji . Përtej shpalljeve publike, kërkohet një prani e shtuar e gjithe kapaciteteve shtetërore dhe iu bëj thirrje merrni masa urgjent sa i përket jetës së njerëzve. Nga informacionet e mia në zona të tëra në Shkoder, ne Gur të Zi mungon shërbimi shëndetësor”, tha Basha.
Por në përgjigjen e tij, Kryeministri Rama tha se qeveria i ka marrë masat për të përballuar situatën, që siç theksoi ai është paralajmëruar që 1 javë më parë.
"Këto përmbytje janë të parashikaura dhe duke qenë se kemi pasur disponim mbi parashikiimet kemi marrë cdo masë të mundshme në të gjitha aspektet për ta përballuar këtë vështirësi. Nuk përballohet me teatër dhe shfaqje filmash në rrugë. Te gjitha forcat e emergjencave civile, ushtrise, poliicsë, prefektet janë të angazhuara edhe sa i përket aspektit të shërbimit shëndëtësor është në gatishmëri të plotë. Jemi në gatishmëri prej më shumë se 1 javë," u përgjigj shefi i qeverisë (e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.