Connect with us

I shoqi akuzohet për përdhunim, gruaja e Leonard Bombaj flet për herë të parë

Kuriozitete

I shoqi akuzohet për përdhunim, gruaja e Leonard Bombaj flet për herë të parë

I shoqi akuzohet për përdhunim, gruaja e Leonard Bombaj flet për herë të parë

Regjisori Leonard Bombaj dhe bashkëshortja e tij Esmeralda Blaceri ishin sot në studion e “Rudina”, në një rrëfim ndryshe.

Çifti rrëfeu historinë e dashurisë, ndërkohë që nuk kaloi pa u prekur edhe ngjarja që bëri bujë në rrjetet sociale ku Bombaj akuzohej për përdhunimin e Ajsi Xhaxhaj, ish-nxënëse e akademisë së tij artistike.

Bashkëshortja e tij u shpreh se lajmin e ka mësuar kur ishte 9 muajshe shtatzënë me vajzën. Sipas saj kjo histori ka qenë shumë e fortë.

“Për mua ka qenë shumë e vështirë, unë u njoha me historinë kur isha 9 muajshe shtatzënë me vajzën, por them që Zoti na do përderisa na jep sfida të tilla. Kjo histori ka qenë shumë private dhe shumë e fortë dhe ne nuk kemi dashur ta ndajmë. Por them që në sjellje me personin deri kur ndodhi kjo gjë nuk do të kisha ndryshuar asgjë. Ne thjeshtë kemi gabuar person dhe kemi qenë të pakujdesshëm. Pra gjithë ai përkushtim i duhej dhënë dikujt tjetër,”- tha Esmeralda Blaceri.

Teksa fliste në emision ajo ka shtuar më tej: “Ne e donim aq shumë personin në fjalë sa shpesh përdornim fjalët: Do ta adoptoj”./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top