Kuriozitete
“S’jam kur*vë, por nuk shkoj me varfanjakë”, flet “gjuetarja” e meshkujve
Femrat i kanë rritur shumë kërkesat e tyre ndaj meshkujve me të cilët shkojnë në shtrat. Ka nga ato që janë në kërkim të një partneri, me të cilin të mund të ndajnë gjithë jetën, por ka edhe të tjera, të cilët kërkojnë partnerë të përkohshëm apo të përnatshëm.
Si këto të fundit është edhe 25-vjeçarja britanike Simone Toon, e cila nuk e quan veten si prostitutë luksi apo eskortë, pro shprehet se i përzgjedh meshkujt, në mënyrë që ata të mund të mbulojnë shpenzimet e saj të shumta.
“Nuk e cilësoj veten një eskortë, apo ku*vë, por nuk kam qejf të dal me varfanjakë pasi kam shpenzime”, thotë Toon. Ajo shprehet se shpenzon më shumë se 4 mijë paund në muaj vetëm për grim dhe veshje, ndaj i duhet një partner i pasur.
“Më pëlqen të fle deri në mesditë dhe zakonisht gatuaj vetëm për vete, ndaj partnerët e mi duhet të gjejnë një zgjidhje. Besoj se në një marrëdhënie duhet të ketë respekt reciprok dhe nuk jam e gatshme të plotësoj çdo kërkesë të tyre”, rrëfen ajo.