Connect with us

Moti i keq, informacioni i fundit lidhur me fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”

Kuriozitete

Moti i keq, informacioni i fundit lidhur me fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”

Moti i keq, informacioni i fundit lidhur me fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”

Në aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmë rreth orës 21:40 intesiteti i reshjeve u rrit në më shumë se 10 mm/h dhe shiu vazhdoi në atë intensitet për një kohe të gjatë më shumë se 50 minuta.

Kjo bëri që për shkak të reshjeve të denduara shikueshmëria në pistë u ul ndjeshëm pati edhe prezencë të ujit në disa pjesë të pistës, të cilat u pastruan sapo shiu i rrëmbyeshëm pushoi.

Në këtë interval kohe, kishte dy fluturime në mbërritje dhe dy fluturime në nisje. Dy fluturimet në mbërritje njëra nga Stambolli dhe tjetra nga Milano, pasi bën holding për rreth 30 minuta u larguan respektivisht për në Shkup dhe në Bari.

Pas devijimit në Shkup dhe përmirësimit të kushteve atmosferike në Tiranë, fluturimi i Stambollit u nis nga Shkupi me destinacion Tiranën dhe u ul në orën 02:50 dhe u ngrit nga Tirana me destinacion Stambollin në ora 04:00.

Pas devijimit në Bari të fluturimit nga Milano, kompania vendosi të akomodojë pasagjerët në hotel dhe ta kryejë fluturimin ditën e sotme në orën 09:00.

Fluturimi në nisje i për në Stamboll, pasi bëri imbarkimin e pasagjerëve dhe ishte gati të nisej, kërkoi ndihmën e ambulancës për një pasagjer të sëmurë në bord, kjo zgjati edhe më shumë kohën e nisjes dhe kaloi orari i punës i ekuipazhit. Fluturimi u anullua për tu bërë ditën e sotme datë 1 dhjetor. Gjithashtu, fluturimi për në Milano u nis në orën 00:30. Fluturimi nga Roma u shty për në 1 dhjetor mbërritja në ora 10:30. Fluturimi nga Viena u anulua.

Rreth orës 05.00 të mëngjesit, gjendja në aeroport është paraqitur e qetë, pista është e pastër dhe plotësisht operative.

Ka prezencë të ujit në zonën perimetrale të aeroportit, e cila ka afektuar edhe rrugën lidhëse me pistën “W-C”.

Në të gjithë akset që administrohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar janë prezentë kontraktorët/nënkontraktorët me stafin e tyre së bashku me mjetet e nevojshme si fadroma, kamionçina, eskavatorë etj., ku në total janë 600 punëtorë dhe 150 mjetë. Gjithashtu prezent në të gjithë akset janë rreth 100 specialitë të ARrSh-së, Drejtorisë Rajonale Qendrore Tiranë, Drejtorisë Rajonale Veriore Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale Jugore Gjirokastër.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top