Connect with us

1200 punonjës në terren, Veliaj: Më e keqja për Tiranën ka kaluar

Kuriozitete

1200 punonjës në terren, Veliaj: Më e keqja për Tiranën ka kaluar

1200 punonjës në terren, Veliaj: Më e keqja për Tiranën ka kaluar

Më shumë se 1200 punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës, Policisë Bashkiake dhe Shërbimit Zjarrfikës dhe shërbimeve sociale, kanë punuar gjatë gjithë natës dhe orëve të para të ditës së sotme për përballimin e situatës së rënduar për shkak të shirave të dendur që kanë përfshirë prej ditës së djeshme gjithë territorin e vendit.

Situatën e ndoqi në terren edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi zonat periferike ku situata është paraqitur më problematike. Ai ka ndjekur nga afër punën që po bëjnë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës në Njësinë 6, në mënyrë të veçantë në Rr. “Shaban Bardhoshi” dhe në zonën e ish-Pularisë, ku situata për shkak edhe të ndërtimeve pa kriter është shfaqur problematike.

“Kemi disa problematika sidomos në zona periferike, siç është kjo zonë në Kombinat, Rr. “Shaban Bardhoshi”. Siç e shikoni, në shumë prej këtyre kanaleve kullues të improvizuar banorët kanë ndërtuar m’u rrëzë tyre. Duhet të kuptojmë një gjë: siç sillemi me natyrën, ashtu edhe natyra sillet me ne. Siç e shikoni, jo vetëm që është ndërtuar në rrëzë, në mënyrë informale, por pjesa më e madhe e pastrimit që ndodh në kanale ka të bëjë me qese plastike, shishe plastike, me gota, tasa, kolltukë, divane: kjo nuk shkon!”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Sa i përket zonave rurale ai evidentoi situatën që paraqitet në disa zona të Pezës dhe Zall-Bastarit. “Kemi disa problematika në disa fshatra, sidomos në zonën e Pezës, disa ura që lidhin kodrat prej shtufi kanë pasur shembje. Kemi vendosur sinjalistikë, u kërkojmë banorëve të shmangin udhëtimet në këto zona rurale dhe në disa fshatra të thella të Zall-Bastarit”, tha Veliaj.

Veliaj tha se situata në zonën urbane të Tiranës është normalizuar, ndërsa nënvizoi se për momentin problem mbeten zonat rurale. Ai theksoi se situata në qytet ka pasur problematika të vogla dhe shumë nga zonat që historikisht kanë qenë problematike në Tiranë, kësaj here nuk kanë qenë shqetësuese. Kjo, sipas tij, falë investimeve afatgjata të Bashkisë së Tiranës.

“Fatmirësisht Tirana nuk ka patur problematikat e viteve të kaluara; sigurisht, ky është një shpërblim për punën që u bë gjatë verës me investime. Lumi i Tiranës ka qenë pika më nevralgjike dhe më problematike, por jo vetëm që nuk doli nga shtrati, por i gjithë debati pse duhej bërë ky investim në Lumin e Tiranës dhe pse duheshin zhvendosur disa nga komunitetet nga Bregu i Lumit, besoj e mori përgjigjen.

Arsyeja pse duheshin zhvendosur ato komunitete është që lumi të kufizohej, të mos përmbyste gjithë Tiranën, ndaj besoj e kaluam me sukses atë provë”, tha Veliaj. Ai theksoi se e njëjta situatë është paraqitur edhe në Lumin e Lanës, ku pastrimi i kryer gjatë verës bëri që edhe aty të shmangen përmbytjet. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top