Connect with us

PELESHI THIRRJE BANORËVE NGA URA MBI VJOSË: GATI TË SHPËRTHEJË, LARGOHUNI

Kuriozitete

PELESHI THIRRJE BANORËVE NGA URA MBI VJOSË: GATI TË SHPËRTHEJË, LARGOHUNI

PELESHI THIRRJE BANORËVE NGA URA MBI VJOSË: GATI TË SHPËRTHEJË, LARGOHUNI

Situata problematike e krijuar nga reshjet e shiut në urën e Mifolit mbi lumin Vjosë është inspektuar sot edhe nga ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Duke u shprehur se niveli i ujit është pranë pikës kritike, Peleshi tha se prurjet e lumit pritet të rriten.

Ministri Peleshi u bëri apel banorëve që ndodhen pranë shtratit të lumit, përrenjve, apo derdhjes së tyre, që të evakuohen dhe të largojnë edhe bagëtitë. Sipas ministrit, me rritjen e nivelit të prurjeve, rrezikon që lumi Vjosaa të dalë nga shtrati.

"Kemi ardhur këtu te Ura e Mifolit mbi lumin Vjosë. Duhet të themi se jemi në kufijtë e kritikes të nivelit të lumit Vjosë. Por prurjet pritet të rriten ende.

Jemi në një situatë të ngjashme me atë të vitit 2015. Parashikohet një situatë shumë kritike, duhet shmangur katastrofa. I bëj thirrje banorëve që janë pranë shtratit të lumit të largohen vetë dhe bagëtitë e tyre”, u shpreh Peleshi.

Situata e reshjeve ka vijuar të rëndohet sidomos në pjesën jugore të vendit. Autoritetet shtetërore kanë vijuar përforcimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në zonat më të rrezikuara, kryesisht në pjesën e poshtme të lumit Vjosë, qarqet Fier dhe Vlorë.

Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në këtë zonë. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top