Connect with us

“Qytetarët po evakuohen me forcë”, Emergjencat detaje mbi situatën: Ja 5 qarqet më problematike

Kuriozitete

“Qytetarët po evakuohen me forcë”, Emergjencat detaje mbi situatën: Ja 5 qarqet më problematike

“Qytetarët po evakuohen me forcë”, Emergjencat detaje mbi situatën: Ja 5 qarqet më problematike

Situata e përmbytjeve në vend vijon të jetë e rënduar, teksa vijojnë operacionet intensive në të gjithë vendin për të përballuar situatën.

Sipas të dhënave që vijnë nga Komiteti i Emergjencave Civile pranë Kryeministrit, situata vazhdon të rëndohet në qarqet e jugut si në Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Fier dhe Berat.

Ndërkohë që forcat në terren po vijojnë evakuimin e qytetarëve nga zonat e rrezikuara. Në raste të veçanta është kërkuar edhe përdorimi i shtrëngimit për të bindur qytetarë të caktuar që ende nuk arrijnë të kuptojnë shkallën e rrezikut.

Evakuim është kryer dhe vijon të kryhet në Berat, Fier dhe Vlorë.

Kanë vazhduar edhe operacionet e kërkim-shpëtimit, të cilat në disa raste, siç ishte ai i para pak minutave në Sarandë, kanë qenë shumë fatlume.

Mësohet se në Sarandë u gjetën, në errësirë në majë të një peme dhe në një siutatë shumë të rrezikshme dy barinj që kishin humbur lidhjet.

Gjendja më e vështirë vijon të mbetet prurja ekstreme e lumenjve Vjosë, Osum, Seman dhe Shkumbin.

Lumi Vjosa mësohet se ka dalë nga shtrati në afërsi të urës së Mifolit, Selenicës dhe në Memaliaj. Probleme paraqet edhe gjendja e lumenjve të tjerë.

Ekziston rreziku qe edhe Devolli të dalë nga shtrati duke krijuar probleme për fushën e Maliqit.

Rrugët janë mbajtur të lira. Përjashtim bën aksi Tepelenë-Kakavijë, ku në Urën e Viroit është bllokuar kalimi.

Pas ndërhyrjeve të OSHEE, numri i abonentëve pa energji është ulur në rreth 20 mijë nga mbi 100 mijë që ishte në mesditë.

Përkeqësim ka njohur gjendja e ujëmbledhsit të Bovillës për shkak të turbullimit të ujit. Masat për zgjidhjen e kësaj situate do të shoqërohen me kufizime të furnizmit me ujë të Tiranës në ditët në vijim.

Po ashtu, me probleme është stacioni që furnizon me ujë të pijshëm Fushë Krujën, Maminasin, Shijakun dhe pjesërisht Prezën.

Në të njëjtën kohë, Komiteti u bën thirrje qytetarëve që të dëgjojnë, të bashkëpunojnë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve shtetërore përgjegjëse, veçanërisht ato që lidhen me evakuimin, i cili mbetet mjeti i parë për të shmangur pasojat e rënda për jetën në këto momente.

Situata, sipas parashikimeve profesionale, do të vijojë të rëndohet dhe për këtë arsye kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim i gjerë dhe solidaritet. (e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top