Connect with us

Pas Fierit, Meta ndalet edhe në Berat për të inspektuar situatën e përmbytjeve

Kuriozitete

Pas Fierit, Meta ndalet edhe në Berat për të inspektuar situatën e përmbytjeve

Pas Fierit, Meta ndalet edhe në Berat për të inspektuar situatën e përmbytjeve

Pasi pa nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në Qarkun e Fierit, Presidenti Ilir Meta është ndalur në qytetin e Beratit për të inspektuar zonën e përmbytur në pedonalen e qytetit dhe u takua me Prefektin e Qarkut Berat, Harilla Dafa, ku u njoh me masat e marra për të përballuar emergjencën.

Gjithashtu, Presidenti Meta u takua edhe me banorët e prekur nga përmbytjet që janë strehuar në konviktin e shkollës industriale të Beratit.

Në një prononcim për median Presidenti i Republikës e vuri theksin te menaxhimi i situatës për t’iu qëndruar pranë banorëve të prekur nga përmbytjet.

“Besoj se situata është më mirë se dje aq më tepër edhe këtu në qytetin e Beratit, Osumi është qetësuar në krahasim me një ditë më parë pavarësisht se pasojat ndjehen, ashtu sikurse është rasti i disa banorëve të cilët janë të strehuar dhe janë në kujdesin e bashkisë në një nga konviktet e qytetit apo qoftë për dëmet që mund të kenë pasur banesa apo bizneseve të caktuara. Megjithatë, kjo situatë përveç kujdesit për menaxhimin e dëmeve të deritanishme dhe për të qëndruar pranë banorëve dhe për t’u krijuar atyre kushtet për të vazhduar jetën sa më normalisht kërkon edhe kujdes për të ardhmen sepse jemi në një kohë kur dimri bëhet i vështirë dhe i paparashikueshëm”, – deklaroi Presidenti Meta./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top