Connect with us

Meta: Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, promovim i vlerave

Kuriozitete

Meta: Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, promovim i vlerave

Meta: Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, promovim i vlerave

Presidenti Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Maqedonia, Rumania, Gjeorgjia dhe për herë të parë nga Mbretëria e Bashkuar.

Në takim, Presidenti, përsëriti urimin për 105-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura, si dhe respektin më të lartë shtetëror për sakrificat e burrave dhe grave me uniformë, në mbrojtje të atdheut e interesave kombëtare, si dhe kudo ku ata shërbejnë në dobi të demokracisë, paqes, sigurisë dhe lirisë.

Presidenti ndau vlerësimin se Shqipëria anëtare e NATO-s do përmbushë me përkushtim e profesionalizëm të gjitha angazhimet, detyrimet dhe objektivat përballë sfidave të sigurisë.

Presidenti deklaroi se Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen do të vijojë të shërbejë për të promovuar vlerat e besueshmërisë, bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta drejt së ardhmes europiane dhe euro-atlantike të vendeve të rajonit. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top