Kuriozitete
Donald Lu shfaqet si asnjëherë më parë, befason me veshjen e tij
Donald Lu shfaqet si asnjëherë më parë, befason me veshjen e tij
Ai jo vetëm që flet mjaft mirë shqip, por vitet e fundit që ka punuar në vendin tonë, e ka bërë të njohë realitetin shqiptar, madje edhe të dashurohet me kulturën dhe ushqimet shqiptare.
Fjala është për ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, i cili është shfaqur si asnjëherë më parë, i veshur me veshje tradicionale shqiptare.
Fotografitë janë postuar në Facebook nga faqja e Ambasadës amerikane, dhe janë gjatë një aktiviteti të veçantë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë
I gjithë personeli me ambasadorin në krye kanë zgjedhur kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez.
Dhe kanë mjaftuar këto fotografi për të nisur lumin e komenteve të qytetarëve, të cilët janë munduar të gjejnë se të cilës krahinë i përkasin veshjet që ka zgjedhur ambasadori Lu.(e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.