Connect with us

Si ta quaj këtë dashuri, Nesër Arnav përgatit një surprizë për Kushin, por Anxhali prish gjithçka

Showbiz

Si ta quaj këtë dashuri, Nesër Arnav përgatit një surprizë për Kushin, por Anxhali prish gjithçka

Arnav pyet Kushin pse nuk i tha që ka ditëlindjen. Halla i thotë se ai duhet ta dinte vetë dhe jo t’i thoshte ajo. Kushi nuk i kthen përgjigje dhe vazhdon të bëjë ritualin pa i kushtuar rëndësi Arnavit i cili nuk ja ndan sytë. Më vonë Kushi i thotë hallës se Lavanja i ka treguar se Arnav nuk ja ka uruar ditëlindjen askujt deri më tani. Manorama sheh Pajalin duke gatuar dhe mendon t’ja prishë të gjithë punën.

Ajo i thotë Pajalit të shkojë të marrë diçka dhe gjella i digjet. Akash vjen të hajë drekë por Manorama i thotë se Pajali nuk ka gatuar për të. Akash nxehet. Halla detyron Arnavin të hajë me zor nëse ajo do që ta falë. Arnav bën siç thotë ajo por ende nuk është pajtuar me Kushin. Në derë vjen një dhuratë për Kushin. Ajo e hap dhe është një çantë.

Arnav thotë se ja ka bërë ai këtë dhuratë dhe se e solli menaxheri i tij. Kushi falenderon menaxherin dhe thotë se dhurata është nga ai dhe jo nga Arnav përderisa menaxheri e ka zgjedhur e ka paketuar dhe e ka sjellë. Arnav i thotë Kushit se do kthehet në shtëpi dhe e pyet nëse edhe ajo do vijë por Kushi i thotë se do qëndrojë pak kohë me familjen. Arnav shkon në shtëpi dhe i tregon gjyshes se është ditëlindja e Kushit. Ajo i thotë se ai nuk duhet të veprojë si herët e tjera por duhet ta urojë Kushin.

NK merr vesh se Arnav po planifikon një festë ditëlindjeje. Arnav i tregon NK-s se Kushi është e mërzitur me të pasi ai nuk i mbante mend ditëlindjen. Kushi rikthehet në shtëpi shkruan revistawho.com. Të gjithë e urojnë përveç Arnavit. Ajo ka sjellë ushqime në shtëpi dhe i ka futur në çantën që Arnav i bëri dhuratë. Arnav habitet kur sheh që Kushi e ka bërë çantën pis.

Ai i thotë se çanta ka kushtuar shtrenjtë dhe se është firmë. Kushi shkon për në dhomë por Arnav e ndalon që të hyjë. Kushi shkon të pastrojë çantën. NK i thotë Arnavit se gjithçka është gati kur në këtë moment bie dera. Arnav shkon ta hapë por përpara tij e hap Anxhali. Ajo habitet kur sheh një buqetë të madhe me lule dhe mendon se ja ka sjell Sham.

Arnav habitet kur sheh Anxhalinë tek dera. Edhe pse lulet ishin për Kushin ai i thotë Anxhalisë se i porositi lulet për të vetëm që ajo të ajo të mos mërzitet.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top