Connect with us

Vogëlushi 2 vjeç qante gjatë natës, prindërit bëjnë zbulimin e tmerrshëm

Kuriozitete

Vogëlushi 2 vjeç qante gjatë natës, prindërit bëjnë zbulimin e tmerrshëm

Flinte qetësisht në krevatin e tij kur i ndodhi e papritura. Një fëmijë vetëm 2 vjeç u dërgua me urgjencë në spital, pasi u sulmua nga një gjarpër kobra në një fshat të shtetit të Perak, në gadishullin e Malaça në Malajzi, natën mes të hënës dhe të martës.

Babai tregoi për mediat vendase se u kthye në shtëpi shumë vonë prej punës, kur dëgjoi djalin duke qarë.

Burrë e grua u ngritën nga shtrati dhe tentuan që ta qetësonin, por vogëlushi nuk ndalonte së qari.

Gjithçka deri kur vunë re gjak në dorën e majtë të vogëlushit dhe dy vrima, shkruan noa.al. Bëhej fjalë për një kafshim gjarpri kobra, kështu që e çuan me urgjencë në spital.

Gjatë rrugës dora ju bë blu dhe trupi po i dobësohej. Fatmirësisht mjekët arritën ta shpëtonin në kohë.

Ndërkohë autoritetet po kërkojnë nëpër fshat për të kapur zvarranikun e rrezikshëm.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top