Connect with us

“E dua më shumë se kurrë, por”, vajza nga Veriu e infektuar me HIV rrëfen mes lotësh historinë e saj

Kuriozitete

“E dua më shumë se kurrë, por”, vajza nga Veriu e infektuar me HIV rrëfen mes lotësh historinë e saj

Të guximshëm janë ata persona të prekur me virusin HIV, që vendosin të ndajnë historitë e tyre me të tjerët.

Kjo që do të lexoni më poshtë është historia e një vajzë nga një vend fanatik nga Veriu i Shqipërisë, e cila prej më shumë se një dekade jeton në Angli.

Ajo ka vendosur të ndajë historinë e saj me ndjekësit e faqes duke shpjeguar dhimbjen që i duhet të kalojë kur sheh çdo ditë personin e saj të zemrës dhe nuk mundet të jetojë me të.

Vajza rrëfen:

Jam nje vajza 30 vjeqe. Kam nje pune te mire edhe jetoj ne Angli per me shume se nje dekade.

Jam ose me mire kam qen ne nje lidhje prej 1 viti me dike mosha ime. Esht I huaj po esht nji njeri shume I dashur, heren e pare qe e pashe rashe ne dashuri me te. Ishte nga ato me shikim te pare. Nje dite isha vone per pune edhe shkoj te marr nji taxi afer shtepise ku jetoj.

Kure e shikoj kete djale qe me buzeqesh edhe me thote je shume e bukur, une I pergjigjem flm shume po kam nevoj per taxi jo per komplimente. Ai me nje buzeqeshje aq te bukur me shikon edhe me thote prit jashta taxing se do jese gati ne 2 min edhe kure po dilja me thote mos me shiko me se do bie ne dashuri me ty. Kaluan muaj shkova dy here te tjera aty po ai sishte me , gjithmone me mbeti ne mendje buzeqeshja e atij. Mbasi kaluan ca muaj shof nje numer qe me dergon mesazh ( numrin e kishte marre kure kam pronontu taxing).E pyes kush jeni? Ai pergjigjet jam ai qe me dhe numrin ne kete rruge (tha emrin e rruges ) une I them sesht e vertet.

Nejse kaluan jave edhe si ktheja sms. Sa here nderroja foto profili ne ëhat’s up ai gjithmone do qonte sms me complimente . Nji dite e pyes po kush jeni? Te lutem me trego fetyren kush jeni ? ( gjithmone mbante foto nji femije te vogel)

Ai e dergon nji foto edhe isha shume e habitur.

I thashe direkt ti je ai te agjensia e taksive. Ai tha po.

Filluam te flisnim te dilnim jashta , cdo gje ishte me shume se perfekte. Isha njeriu me I lumtur ne bote derisa more nje lajm qe ma ktheu boten permbys.

Shume ore punoja edhe thashe esht puna shume stress ndihesha e lodhur , mendova te shkoja te beja analizat per cdo gje te shikoja cfare kam. Shkoj ne spital edhe me pyesin do besh kontroll per te gjitha? Po thashe .

Shkoj te marr rezultatet te gjitha ishin ok pervecse njeres nuk ishte.

Isha HIV positive!!

Kisha dy doctor qe po me flisnin edhe po me shpjegonin rreth kesaj semundje.

Trupi mu be akull nuk ndjeja me asgje. U thashe esht gabim ska mundesi!!!

Ata me thane pyet te dashurin tend . E marr ne tel aty para ne loud speakers . Si ma bere kete ? Si me ngjite kete semundje?! Ai qante edhe me tha esht negativ. Beri ai analizat 4 here ne 4 vende te ndryshme edhe esht negativ.

Une jam HIV positive. Si ka mundesi ai nuk ka edhe une kam?

Kemi fjetur bashke gati nji vit pa asnje mbrojte. Nuk e di si e kam marre kete semundje te tmerrshme edhe se di si do ta kaloj ndihem shume keq. Familja nuk e di edhe sdo ta marre vesh kurre. Vij nga nje familje me tradita edhe shume fanatike. Pse do thoni perfundova me kete djalin e huaj? Sepse ate qe ndjej per ate smund ta pershkruaj. Esht e mrekullueshme ndjenja per te.

Dua ta le ate te kete nje jete normale sepse edhe pse nuk e pranon esht I tmerruar nga fakti qe jam me HIV edhe ai mund ta marre edhe kjo me ben te ndihem edhe me keq per statusin qe kam tani.

Kam filluar ilaqet edhe kujdesi ketu esht I mrekullueshem, te bejne te ndihesh normale edhe pse do te vdesesh nga mbrenda.

Me ilaqe do te thote ke shume pak virus mbrenda ne trup edhe sja kalon te tjerve infeksionin.

Ai me ka kerkuar te martohem me te. Nuk mundem.

Nuk dua keqardhje nga ai sepse vetem ajo gje me vjen ne mendje tani.

Ndjehem shume keq edhe nganjehere qaj aq  shume sa smundem te pushoj.

Sot u takuam per dreke edhe I thashe se nuk e shof me shume sesa nje shok edhe pse u dua me shume se kurre. Ai se pranon ndarjen edhe gjithmone me thote do te prese per mua derisa te Jem gati. A do kese najhere sherim kjo semundje?

Do mendoni si e mori kjo?

Jam nje njeri I thjesht edhe punoj shume edhe esht pune e ndershme. Nuk vrapoj pas parase per mua ka rendesi lumturia jo leku. Nuk them  qe jam virgjeresh sepse nuk jam e tille  nje njeri si gjithe te tjeret.

Fati me paska rezervuar keto ne jete edhe duhet ti pranoj. Te lutem anonim. / JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top