Connect with us

Si ta quaj këtë dashuri, Të hënën Arnav bën Kushin për vete, ai afrohet për ta puthur por ndodh e papritura

Showbiz

Si ta quaj këtë dashuri, Të hënën Arnav bën Kushin për vete, ai afrohet për ta puthur por ndodh e papritura

Arnav i jep Kushit dhuratën. Ajo e hap me nerva dhe sheh një sari. Ajo i thotë Arnavit se nuk e do. Arnav i thotë se e zgjodhi dhe e bleu vetë. Ai ikën me nerva tek dhoma e NK-s dhe i tregon çfarë ndodhi. Akash vjen në shtëpi dhe Kushi shkon t’i flasë për çështjen e Pajalit. Akash shkon me nerva tek dhoma e vet dhe i thotë Pajalit pse Kushi i jep mësim si duhet të sillet me gruan e tij.

Pajal shkon tek Kushi dhe i thotë të mos ndërhyjë tek jeta e saj bashkëshortore. Anxhali i thotë gjyshes se do që të lindë një djalë fiks si Sham. Ajo pyet gjyshen se kush kishte të drejtë Sham apo Arnav? Gjyshja i jep një ilaç që të qetësohet. Kushi përballet me Arnavin. Të dy nuk i flasin njëri tjetrit. Arnav e sheh Kushin të mërzitur dhe do që t’i flasë por nuk e bën.

Ai përplaset me NK-n. NK i thotë Arnavit të rikrijojë skenat romantike që ka pasur me Kushin dikur. Arnavit i vjen një ide. Kushi i kërkon falje Akashit dhe i thotë se nuk i tha ajo Pajalit të tregonte për Shamin. Pajal vjen dhe i bërtet Kushit që ndërhyn. Më pas vjen edhe Manorama dhe nxit më shumë sherrin. Gjyshja i bërtet Manoramës dhe i thotë se nuk e ka fajin Kushi por Sham dhe se Kushi nuk e tregoi të vërtetën deri më sot për të mirën e familjes. Manorama largohet me nerva.

Kushi sheh Anxhalinë duke ardhur dhe largohet gjithashtu. Ajo shkon në dhomë dhe hap dollapin. Kushi habitet kur sheh Arnavin brenda në dollap dhe buzëqesh. Asaj i kujtohet momenti kur ishte fshehur në dollapin e tij shkruan revistawho.com.

Arnav e pyet Kushin nëse e mban mend këtë moment por Kushi i thotë jo. Arnav i hedh uj. Kushi largohet por Arnav e kap prej krahu dhe nuk e lë të largohet. Ai afrohet drejt saj duke kujtuar momentin e parë kur u takuan. Kushi i hedh ujë Arnavit. Arnav e shtrëngon pas vetes dhe i thotë se mund të bëjë më shumë se kaq sepse ajo është gruaja e tij. Kushi i thotë se është martuar me të me forcë dhe se nuk e konsideron burrin e saj. Arnav i thotë ta konsiderojë tani dhe afrohet për ta puthur. Kushi mbyll sytë por pikërisht në këtë moment vjen shërbëtori.

Kushi largohet. Më pas Arnav shkon pas saj dhe i bllokon rrugën. Ai i thotë Kushit se një ditë do e konsideroj si burrin e saj. NK i sheh dhe thotë: “Si ta quaj këtë luftë”. Arnav i duhet të shkojë në Agra. Ai i thotë Kushit të shkojë me të por ajo nuk pranon dhe thotë se do jetë më mirë pa Arnavin. Kushi mbetet vetëm në shtëpi. Dritat ikin dhe Kushi dëgjon zhurma. Ajo frikësohet.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top