Kuriozitete
Vëllai i ish-deputetit u qëllua me 14 plumba në makinë, familjarët: Kujtuam se ishin fishekzjarre
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Vëllai i tij Aleksandër Ndoka u vra mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30 në makinën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, në momentin kur 48-vjeçari po kthehej nga shtëpia.
Mësohet se Ndoka është gjetur i vrarë në makinë me 14 plumba dhe me breshëri kallashnikovi.
Deri tani dyshohet për dy atentatorë.
Familjarët kanë deklaruar në polici se janë tronditur nga zhurma dhe kanë menduar se kanë qenë fishekzjarre.