Showbiz
Surpriza e Burakut për gruan lë pa fjalë të gjitha femrat, ëndrra e cdo femre
Burak Ozçivit dhe Fahriye Evçen janë një nga çiftet më të komentuar në Turqi, sidomos pas martesës së tyre ata dita ditës bëhen kryefjala e mediave.
Ndonëse çifti mundohen që marrëdhënien e tyre ta mbajnë sa më private, sërish mediat kanë arritur të zbulojnë surprizat që i bën Buraku bashkëshortes.
Vetëm pak kohë më parë ai i bleu një shtëpi luksoze me 3 kate. Por ky vit nuk do mbyllet pa surprizën e madhe për Fahriyen.
Prindërit e aktores gjermano-turke, jetojnë në Gjermani dhe Burak për të bërë të lumtur bashkëshorten i ka blerë asaj një shtëpi në Solingen të Gjermanisë.
Surpriza e Burakut ka kushtuar plot 400 mijë euro, por ama ja ka vlejtur pasi e ka bërë shumë të lumtur Fahriyen.