Kuriozitete
“Çmendet” moti! Ja çfarë thonë meterologët për këtë javë
E hëna nuk do të pasohet nga moti i djeshëm që në fakt, na surprizoi të gjithëve. Kjo fillim jave do të nisë me mot të vranët në pothuajse gjithë territorin e vendit.
Qytetet si Durrësi, Elbasani, Fieri, Korça, Kukësi, Pogradeci, Saranda, Tirana e Vlora, pjesën më të madhe të ditës do të shoqërohen nga një mot i vranët, ku herë pas here do të ketë edhe kthjellime.
Në qytetet si Gjirokastra, Peshkopia, Shkodra, nuk do të mungojnë reshjet e shiut.
Sa i përket temperaturave, ju ftojmë të lexoni më poshtë:
Durrës: Temp.max. 14 gradë celsius Temp.min.10 gradë celsius
Elbasan: Temp.max.15 gradë celsius Temp.min.7 gradë celsius
Fier: Temp.max.17 gradë celsius Temp.min.10 gradë celsius
Gjirokastër: Temp.max.11 gradë celsius Temp.min. 8 gradë celsius
Korçë: Temp.max. 8 gradë celsius Temp.min. 5 gradë celsius
Kukës: Temp.max. 12 gradë celsius Temp.min. 9 gradë celsius
Peshkopi: Temp.max. 9 gradë celsius Temp.min. 6 gradë celsius
Pogradec: Temp.max. 10 gradë celsius Temp.min. 5 gradë celsius
Sarandë: Temp.max. 15 gradë celsius Temp.min. 11 gradë celsius
Shkodër: Temp.max. 13 gradë celsius Temp.min. 9 gradë celsius
Tiranë: Temp.max. 14 gradë celsius Temp.min. 9 gradë celsius
Vlorë: Temp.max. 16 gradë celsius Temp.min. 10 gradë celsius
Rikthehen reshjet e shiut në kryeqytet, ditën e mërkurë, për të bërë një pushim të enjten dhe të premten dhe për tu rikthyer sërish ditën e shtunë dhe të dielë.
Thuajse e njëjta situatë shkon për të gjitha qytetet e tjera, ku kjo javë përgjithësisht do të shënojë mot të vranët, me reshje shiu.