Showbiz
Ritën e emocionon videoja e djaloshit që u përqesh nga moshatarët, ja çka thotë
Në videon që është bërë virale shihet një djalë i cili qanë duke thënë se moshatarët e kanë përqeshur duke i thënë se është i shëmtuar dhe nuk ka shokë.
Pas kësaj videoje kanë reaguar shumë prej fytyrave publike, duke e dënuar këtë rast dhe bënë thirrje tek prindërit e fëmijëve që të kujdesen më shumë që kjo dukuri të eliminohet.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka postuar një videoje përmes së cilës bën thirrje që të ndalohet përqeshja, ndërsa për djaloshin thotë që e meriton gjithë botën.
Raste të tilla të përqeshjes ka në mbarë botën dhe vlerësohet si dukuri mjaft shqetësuese. Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon: