Showbiz
”O Ije, kë të marr e kë të lë”? Besi vihet në siklet, vetëm Ija mund t’i japë drejtim [FOTO]
Padyshim Ija për Bes Kallakun, është një ndër personat më të shtrenjtë në jetën e tij.
Aq e rëndësishme është Ija për aktorin më të suksesshëm të humorit në Shqipëri saqë edhe kur vjen puna për tek makinat, ai kërkon mendimin e saj.
Besi së fundmi ka postuar dy foto në Instagram, me të cilat i ka shkrirë së qeshuri të gjithë ndjekësit e tij.
Shikoni çfarë ka shkruar:
“O Ije, kë të marr e kë të lë?”-ka shkruar me humor Besi, i cili shihet duke qëndruar mes dy super makinave.
Ndërsa në një tjetër foto ku në sfond duken makinat, Besi shkruan: “Ja sa të mbaroj sanduiçin!”
Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme: