Kuriozitete
Gruaja hedh të renë në shinat e metrosë, bëhet copash nga treni. Familjarët: Do martohej tani
Një skenë tragjike është filmuar në metrotë e Rumanisë, në stacionin e quajtur Dristor, ku një 25-vjeçare është shtyrë për vdekje në shinat e trenit nga një grua tjetër.
Kjo vrasje është kapur nga kamerat e survejimit dhe tregon se si studentja shtyhet në binarët e metrosë vetëm pak sekonda përpara se të vinte treni në stacion.
25-vjeçarja, Alina, përpiqet me gjithë forcë që të kthehet në platformë, por gruaja që e shtyn nuk lejon dhe dy sekonda më vonë treni mbërrin në stacion duke e goditur për vdekje.
Të afërmit e vajzës kanë rrëfyer se Alina do të martohej së shpejti.
Tezja e saj rrëfen për “StirileProvTv”:
Nuk mendoj se kishte një vajzë më të jashtëzakonshme në të gjithë Rumaninë se sa ajo.”
Të afërmit dyshojnë tek një grua, të cilës Alina i kishte bërë fotografi në praninë e dy burrave dhe fotoja e pahijshme ishte postuar në internet dhe se agresorja e dyshuar kishte pësuar depresion pas këtij “incidenti”.
Kjo vrasje që i ngjason skeçeve të filmave horror ka tronditur Rumaninë dhe prej dy ditësh është kryefjala e mediave./Përshtati JOQ.al
Videoja është dërguar nga një qytetar shqiptar për JOQ.al.