Kuriozitete
Tri ditë i humbur në pyllin me plotë ujq dhe arinj, 3-vjeçari mbijeton falë asaj që kishte në xhep (Foto)
Një fëmijë është gjetur i gjallë pasi ka arritur të mbijetonte për tri ditë në pyjet e Siberisë të mbushur me ujq dhe arinj.
Tserin Dopchut, tre vjeç, kishte vetëm një çokollatë të fshehur në xhepin e tij, kur ai u largua nga gjyshja e tij dhe pasoi një qenush në shkretëtirën Taiga në rajonin Tuva të Rusisë, përcjell Telegrafi.
Sipas medieve të huaja, një kërkim i nivelit të lartë për fëmijën kishte filluar derisa temperaturat po binin drejt ngrirjes gjatë natës.
Tserin – i veshur vetëm me rrobat e tij të ditës – mbijetoi duke improvizuar një krevat në mes të rrënjëve të një peme.
Besohet se qenushi ka gjetur shtëpinë e tij duke e lënë djalin vetëm në shkretëtirën siberiane.
Qindra shpëtimtarë, për tri ditë kërkuan fëmijën i cili përfundimisht u gjet nga xhaxhai i tij, i cili sipas mjekëve nuk ka ndonjë problem me shëndetin.