Kuriozitete
I dërgon sms shoqes por telefonin e ka e ëma, përgjigja e gruas bën vajzën për një lek
I keni parasysh ato mesazhet klishe që na dërgojnë herë pas here persona që edhe i njohim edhe s’i njohim, ose njerëz që duan të tregojnë se kujdesen për ne e se na duan?
E kemi fjalën për ato mesazhet “Nëse e dërgon X herë, do të ndodhë një gjë e mirë, ma dërgo edhe mua”.
Një mesazh të tillë i ka dërguar edhe Xheni, Erës, shoqes së saj të cilën e konsideron si motër, por ja që telefoni i Erës ka rënë në duart e të ëmës.
Ajo ka lexuar mesazhin që e bija ka marrë në Facebook dhe i ka kthyer përgjigje shoqes së saj.
Duke mos e ditur tamam se si funksionojnë këto lloj mesazhesh, mamaja e Erës, Ana, i ka kthyer një përgjigje të hidhur Xhenit, meqënëse në sms përmendej edhe “djali që ajo do”. Gjeni më poshtë bisedën e tyre të plotë.