Kuriozitete
Shteti i largon, familja shqiptare pushton mediat gjermane
Një familje shqiptare ka pushtuar mediat gjermane ditën e sotme, pasi është dëbuar nga Gjermania pasi qëndruan për më shumë se dy vjet.
Mediat gjermane shkruajnë se, edhe pse ishin integruar mirë në Berlin, ata u dëbuan nga shteti në 3 të mëngjesit dhe pak përpara Krishtlindjeve.
Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Xhezo Ajazaj, i cili për më shumë se dy vite ka jetuar së bashku me bashkëshorten Artjola 29-vjeçe dhe fëmijët Klara 8-vjeçe, Lejman 4-vjeçe dhe Karolina 6 muajshe.
Komisioni i Vështirësisë rekomandoi që familja që jetonte në Gjermani për pothuajse tre vjet t’u jepej një e drejtë banimi.
Në artikullin e Bild thuhet:
Babai është një punëtor i përhershëm, gruaja e tij kishte një pozicion trajnimi si një infermiere, pra e gjithë familja është e integruar mirë.”
Pastori gjerman Reinhart Kraft i indinjuar shprehet:
Familja ishte e gatshme të largohej. T’i trajtojmë tani si keqbërës është e pakuptueshme. Unë jam i tronditur.”
Media gjermane përfundon:
Familja Shqiptare është përzënë dhe sipas legjislacionit ata nuk mund të shkojnë më në Gjermani për 2 vite pasi janë përzënë forcërisht nga Gjermania”.