Kuriozitete
Njerëzit me LYTH mbi buzë janë SHUMË TË LUMTUR – çfarë do të thotë ta keni midis vetullave, në shuplakë apo në shputë
Lythat në fytyrë dhe trup mund të zbulojnë shumë gjëra të rëndësishme që kanë lidhje me ju.
Mund të besoni apo jo, mirëpo secili nga ne mund të bëhet çfarëdo që dëshiron pa marrë parasysh se ku e kanë lythin – mirëpo gjithmonë është mirë të dini që qëndron edhe pak fat në anën tuaj, transmeton Telegrafi. Në ashtin e tëmblave
Nëse keni lyth në ashtin e tëmblave, do të keni raste të shumta për të bërë afarizëm. Mbase fjala mund të jetë për shpërngulje afariste apo për udhëtim vetëm për t’u argëtuar.
Midis vetullave
Lythi në këtë vend premton karrierë të suksesshme. Qoftë kur është fjala për avancime, ngritje page apo vetëm për punën në të cilën jeni të suksesshëm.
Nën vetull
Nëse keni lyth nën vetull, ai tregon që shumë lehtë mund t’i përshtateni çdo situate dhe të jeni të shkëlqyeshëm në komunikim me njerëzit. Për shkak të këtyre karakteristikave mund të jeni udhëheqës i shkëlqyeshëm.
Mbi buzë
Njerëzit me lyth në këtë vend janë atraktivë dhe shumica ndaj tyre shfaqin lakmi për shkak të popullaritetit që kanë midis njerëzve. U kushtojnë shumë rëndësi cilësisë së ushqimit, gjërave dhe çdo gjëje tjetër që i rrethon