Kuriozitete
“Më shpëtuan jetën duke rrezikuar të tyren”, 4 shqiptarë kthehen në “heronj” në Itali
Katër shqiptarë janë quajtur “heronj” publikisht në mediat italiane, pasi arritën të shpëtonin një burrë i cili kishte rënë me makinë në lumë.
Loreno Casini ishte duke udhëtuar me makinë rreth një javë më parë në Via di Chiazzano, një nga zonat ku pati përmbytje nga shirat.
Casini tha:
Isha duke udhëtuar me makinë kur më mori rryma e lumit me vete. Kisha ngecur brenda hendekut me ujë, makina ishte dy metra e gjysmë nën të. Në një moment ajo goditi një shtyllë betoni të urës dhe automjeti u përkul përpara. U përpoqa të hapja derën por ajo ishte bllokuar. Kisha ngecur brenda. Po të mos kishin qenë ata aty…”
Menjëherë pasi shqiptarët kanë shpëtuar 67-vjeçarin, automjeti i tij ka rënë në fudn të hendekut dhe ëshët tërhequr ditën tjetër nga zjarrfikësit.
Pas kësaj ngjarje, italiani dhe bashkëshortja e tij i ka falenderuar publikisht në media shqiptarët të cilët rrezikuan jetën e tyre për ta shpëtuar, duke i quajtur ata “engjëj të dërguar nga qielli”.