Showbiz
U nda me prezantuesen, Vin Veli e pranon më në fund: Po e kam tradhëtuar
Në një rrëfim ndryshe nga të tjerat, Dj Vin Veli ka thënë se veprimi i tradhëtisë ka qenë shumë i keq i përjetuar nga ai. Ai ka pranuar se ka tradhëtuar në një lidhje, por kjo gjë nuk e ka bërë të ndihet mirë.
I ftuar në emisionin “Oktapod”, në intervistën përballë pasqyrës Vin Veli rrëfeu edhe momentet e vështira që ka kaluar prej humbjes se babait.
Vin Veli tha:
Ishte e papritur, nuk mendoj se një karakter i forte nuk vuan, te gjithë vuajnë. Forca ime ka qene profesioni, atë periudhe nuk ndalova me axhenden dhe datat qe kisha, sepse e dija shume mire qe duke njohur natyrën e tij dhe mbështetjen qe me ka dhënë, e dija qe nuk do ma marrte për ters”.
Ai shtoi se sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e ndjen mungesën e të atit:
Hera e fundit që kam qarë ka qenë ditën kur ndërroi jetë im atë.”
Jo më larg se dje, Vin Veli e pranoi në emisionin “Rudina” se ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, prezantuesja Bora Zemani. Ata janë prindër të një djali, Arborit, i cili sapo ka festuar ditëlindjen e tij të 3-të.