Kuriozitete
“Më lodhin VIP-at si puna jote”, balerini ia thotë troç moderatores
Graciano Tagani, ish-konkurent i Big Brother Albania dhe i njohur si balerini që kujdeset për performancat e VIP-ave në spektaklin “Dance with Me”, ka qenë i ftuar në “Mos i Fol Shoferit”.
Moderatorja, Rudina Dembacaj e ka pyetur se çfarë e shqetëson gjatë punës.
Tagani është shprehur:
Është kënaqësi shumë e madhe, por edhe lodhje jashtëzakonisht shumë e madhe. Më lodhin shumë VIP-at si puna jote, që ia shpjegoj 200-300 herë dhe prap nuk e ke mësuar. Por është kënaqësi e madhe se duke parë disa drunj që kërcejnë”.
Rudina është aktualisht pjesë e spektaklit, ku performon çdo javë së bashku me Iliardin.